Tepelenë, sekuestrohen 140 kg kanabis sativa

Policia e Tepelenës sekuestroi 140 kilogramë kanabis sativa, të vendosur në 24 thasë ndërsa u arrestua një person si posedues i lëndës narkotike, tre të tjerë u shpallën në kërkim.

Droga u zbulua gjatë kontrollit që iu bë familjes së vëllezërve Sela, ku njëri prej tyre perkatesisht Agim Sela u arrestua, ndërsa u shpall në kërkim vëllai me dy djemtë e tij.

Policia bën të ditur se gjatë operacionit të koduar “Luftinja” u sekuestruan edhe 1 kallashnikove dhe 30 fishekë.

Ndërkaq, po vijon puna për kapjen e tre personave të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me lëndën narkotike.

 

 

Share Button