Tepelenë, kapen 13 kilogramë kanabis, 3 në pranga

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacioni i koduar me emrin “Komar” dhe janë kapur 13 kilogramë hashash si dhe tre persona, zotërues të saj.

Personat e arrestuar janë Shezair Sinanaj, 55 vjeç nga Patosi, ish-oficer policie; djali i tij Dorian Sinanaj, 27 vjeç, dhe kushëriri i tij Fuat Bakia, 52 vjeç, banues në fshatin Komar të Tepelenë

Të tre personat janë arrestuar në banesën e Bakias në Tepelenë, ku gjatë kontrollit të ushtruar u lenda narkotike, një prese me vakum dhe një peshore elektronike.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin e tre të arrestuarve.

 

Share Button