Tepelenë, asgjësohen 11830 fidanë kanabis

Rreth 11830 fidanë kanabis janë asgjësuar me djegie ditën e sotme në Tepelenë.

Operacioni antidrogë është zhvilluar në Komunën Kurvelesh ku kanë marrë pjesë rreth 100 forca policie mes tyre dhe të FNSH-së.

Aksioni i policisë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nisi prej ditës së djeshme dhe u asgjësuan përmes djegies 500 fidanë kanabis sativa në vendin e quajtur Backov, 4000 fidanë më në thellësi të zones 7330 fidanë në Drimua.

Ndërkohë vijon aksioni i policisë sepse mësohet se ka informacione për bimë të tjera të mbjella në zonat përreth.

Gjithashtu policia po punon edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mbjelljes së lëndës narkotike.

 

Share Button