Tentoi të vriste një person, arrestohet i riu

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe konkretisht nga Sektori për Krimet e Rënda, në kuadër të një plani operacional dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni i koduar “DISCOVERY”

Si rezultat i këtij operacioni, më datë 01.12.2016, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit :

* Fatmir Lekaj, 28 vjeç, banues në Shkodër

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Më datë 15.07.2016, në lagjen “Naim Gjybegu” Shkodër, ky shtetas tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin S.P.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e ka shpallur në kërkim me vendim nga Gjykata e Shkodrës e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale të parashikuara nga nenet, 76-22 e 278 të Kodit Penal.

Share Button