Tentoi të vriste babanë e tij, arrestohet 28-vjeçari në Korçë

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës pasi ka tentuar të vriste babanë e tij, i cili ndodhej i shtruar në spital.

Personi i arrestuar është shtetasi Petrika Çeço, i cili sipas policisë ka tentuar të mbysë babain e tij për motive ende të paqarta.

Mësohet se menjëherë pas ngjarjes, 28-vjeçari është larguar nga spitali ku tentoi vrasjen për në shtëpinë e gjyshërve të tij ku u arrestua nga policia.

Share Button