Tempulli i zjarrit Aspakha në Iran, kujtim i dinastisë Sasanide 1.750 vjet e vjetër

Tempulli i zjarrit Aspakha (Espakhou), që ndodhet në krahinën iraniane të Horosanit të Veriut, është ojekti i vetëm që ka mbetur nga periudha e dinastisë Sasanide.

Historiani Peyam Mihnani për Anadolu Agency (AA) foli për karakteristikat e ndërtesës që ndodhet në Aspakha.

“Kjo ndërtesë është objekti i vetëm nga periudha Sasanide në Horosanin e Veriut. Objekti i cili asokohe përdorej si objekt kulti nga pasuesit e Zaratrustës, është ndërtuar afërsisht 1750 vite më parë”, tha Mihnani.

Ai shtoi se tempulli posedon një kube dhe pjesë të tjera karakteristike të arkitekturës së periudhës së sundimit të Sasanidëve, të cilët sunduan nga viti 224 p.e.s deri në vitin 651.

Përveç kësaj, sipas fjalëve të tij, tempulli u ndërtua për të qenë rezistent ndaj tërmeteve.

Tempulli është 12.5 metra i gjerë dhe 21 metra i lartë.

Mihnani tha se tempulli përbëhet nga dy pjesë, njëri prej tyre është pjesa për lutje dhe se katër dritare janë në kupolë dhe 23 në muret e ndërtesës.

Sipas tij, tempulli u rinovua dhjetë vjet më parë nga Agjencia iraniane e trashëgimisë kulturore dhe turizmit dhe gjithashtu punohet për përmirësimin e infrastrukturës së zonës në të cilën ndodhet tempulli.

Share Button