Temperatura të ulëta dhe borë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë goditur nga njëri nga motet më të ftohta në vitet e fundit, i cili i ka mahnitur vendasit që janë mësuar të shohin borë shumë rrallë.

Temperaturat kanë rënë deri në -5C në Ras Al Khaimahin malor gjatë fundjavës, duke e lënë të mbuluar deri në 10 centimetra në borë rajonin që zakonisht është i nxehtë dhe thatë, njofton Qendra Kombëtare e Meteorologjisë dhe Sizmologjisë e EBA-së, transmeton express.

Fotografi dhe video të borës, dordolecëve të borës dhe qytetarëve i kanë mbushur rrjetet sociale.

Zakonisht bora bie mbi rajonin malor Ras Al Khaimah, por shumë rrallë herë bie shumë borë.

Share Button