Telefon inteligjent në formën e robotit

Sharp prezantoi një telefon unik, i cili ngjason me një robot në formë njeriu. I quajtur RoboHon, telefoni është krijuar nga profesori i famshëm japonez Tomotaka Takahashi.

Siç mund të shihni edhe në foton e mësipërme, telefoni robot, i cili është 19.5 cm i gjatë dhe peshon rreth 390 gramë, përmban ekran 2 inç në anën e pasme, si dhe një kamerë dhe projektor në fytyrë.

Robohon mund të mbahet lehtësisht në dorë, mund ta fusni në xhep ose çantë.

Ai ofron mbështetje për rrjetin LTE dhe 3G, dhe është i aftë të ecë, të shfaqë mesazhet apo fotot.

 

Share Button