Teknologjia shkaktare kryesore e rrudhave në fytyrë

Teknologjia e telefonave kohët e fundit ka arritur majat dhe është ajo që në një mënyrë apo në një tjetër ka dhe një ndikim të dukshëm përsa i përket shëndeti tonë. Hapat e shpejtë më të cilët ajo është zgjeruar ka bërë që tashmë të gjithë ta kenë të vështirë të heqin dorë prej saj.

Por prania e saj është arsyeja kryesore e shkaktimit të rrudhave të padëshiruara në pjesën e qafës dhe fytyrës, ndaj gjatë kohëve të fundit gjithmonë e më shumë persona po i drejtohen asaj që njihet si “tech neck”, e cila është trendi i fundit i produkteve kozmetike, qe ka si qëllim eliminimin e rrudhave dhe bonifikimin e qafës në të njëjtën kohë.

“Duke jetuar në një epokë teknologjike ku thuajse 100% e pacientëve posedojnë një smartphone, një iPad apo një kompjuter e laptop, kemi vënë re një rritje të ndërhyrjeve “teck neck”- shprehen studiuesit

Sipas tyre mbajtja e qafës në mënyrë të vazhdueshme të ulur gjatë ditës, për periudha të gjata kohore, mund të çojë në plakjen e parakohshme të lëkurës.

 

Share Button