Të shtëna me armë në një shkollë në Kanada, 5 të vdekur

5 persona kanë mbetur të vrarë ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë në Saskatchewan, Kanada.

Fillimisht policia kishte njoftuar për një incident serioz, por pa dhënë shumë detaje, ndërsa më pas ishte kryeministri Trudeau që e konfirmoi të shtënat në shkollë, por nuk ka dhënë detaje rreth viktimave.

“Fjalët nuk mund ta shprehin tronditjen dhe trishtimin tim për ngjarjen e tmerrshme të ndodhur sot në La Loche”- tha kryeministri.

“Ka pasur ulërima. Është qëlluar me armë 6 apo 7 herë, por mund të ketë pasur edhe më shumë kur së bashku me 10 nxënës të tjerë dolëm me nxitim jashtë shkollës”- ka thënë një prej nxënësve të shkollës.

Ndërkaq rrethanat e ngjarjes dhe autorët e saj janë ende të paqarta.

 

Share Button