Të rinjtë e sotëm lexojnë më pak se vite më parë

Të flasësh për librin duhet ta duash atë duke e prekur në çdo faqe. Sot alternativat e leximit përfshijnë edhe librin online, por sërisht përqindja e personave që lexojnë është ulur ndjeshëm. Pikërisht në këtë këdvështrim u përqëndrua dhe emisioni “Sondazh”.

Për ta bërë më konkrete temën ” Sa te lidhur janë të rinjtë e sotëm me librin?” që në fillim të javës u postua pyetsori ku ndjekësit e Radio Kontakt mund të jepnin mendimin e tyre. Një përqindje e lartë (30.8%) kishin mendimin, që te rinjtë nuk lexojnë aspak libra. Sigurisht që ky përceptim është i frikshëm dhe na sjell ndërmend se brezat aktual po e mbushin kohën e tyre jo në mënyrë të shëndetshme.

Teknologjia vërtet sjell përparim por vetëm nëse përdoret në mënyrën e duhur. Në tjetër pjesë e pjesëmarrësve në sondazh mendonin se momenti kur të rinjtë zgjedhin të lexojnë, mund te jetë kryesisht gjatë pushimeve verore. Për të diskutuar rreth kësaj çështje e ftuar në studio ishte dhe studententja Klaudia Trezhnjeva e cila ndër të tjera qëndron pranë librave në mënyrë të vazhdueshme. Ajo tregoi kur nisi të lexonte librin e parë e deri sot ku ajo shkruan vetë poezi.

Klaudia theksoi që ka shumë rëndësi libri i parë i cili na prezanton me botën e personazheve dhe ngjarjeve. Nëse ja nisim mbarë, shanset për të lexuar sërisht janë të mëdha. E këshillueshme do të ishtë të drejtoheshim tek dikush që aktualisht mund të sugjerojë një libër të duhur. Me natyrën e saj poetike, Klaudia shpegoi se si libri të zhvendos nga kjo botë sipërfaqësore për një tjeter ndjesi e cila duhet ndarë edhe me të tjerë.

Libri është psikolog ku në rrëfehemi dhe na ndërgjegjëson që s’jemi vetëm. Gjithashtu u përmendën se të rinjtë sot mund të përfshihen në klube leximi si një mënyrë për të kaluar një kohë të mirë dhe me miqtë e duhur. Në fund të bisedës u dhanë këshilla për prindërit te cilët duhet tja kultivojnë dëshirën për lexim fëmijëve.

Mbyllja e emisionit u realizua me leximin e një poezie ku vargjet ishin dhe mesazhe për shpirtin ashtu siç çdo poezi ka synimin.

img_8136

Share Button