A do të fitojë shkrimtari Ismail Kadare “Nobelin” për letërsi?

Akademia Suedeze jep sot cmimin “Nobel” për letërsi.

Dy prej pretendentëve për këtë vit, sipas kësaj të përditshmeje, janë shkrimtari nga Kenia, Ngugi wa Thiong’o, dhe ai nga Japonia, Haruki Murakami, emrat e të cilëve për disa vjet me radhë përmenden si favoritë.

Ndër kandidatet e tjerë, që kjo revistë ka futur në listën e atyre që mund të jenë fitues, janë edhe shkrimtari e poeti shqiptar Ismail Kadare, autorja kanadeze Margaret Atwood, Jon Fosse nga Norvegjia, Antonio Lobo Antunes nga Portugalia, Javier Marias nga Spanja dhe Laszlo Krasznahorka nga Hungaria.

Juria prej 18 anëtarësh të zgjedhur me short sekret do të vendosë për fituesin eventual, i cili zgjidhet prej rreth 350 propozimeve të bëra nga ekspertët e letërsisë dhe ish-laureatëve të kaluar të “Nobelit” nga mbarë bota.

Share Button