Të burgosurit palestinezë i japin fund grevës së urisë

Të dënuarit palestinezë në burgjet e Izraelit kanë vendosur ti japin fund grevës së urisë në të cilin kishin hyrë para 40 ditësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Shoqatës se të burgosurve palestinezë, Kaddura Faris, i cili ka thënë se dhënia fund e grevës ka ardhur si rrjedhojë e një marrëveshjeje mes tyre dhe administratës së burgjeve.

Duke vënë në dukje se ata kanë pezulluar grevën për momentin, Faris ka theksuar për agjencinë e lajmeve palestineze WAFA, se finalizimi i pezullimit është mundësuar në saj të një takimi të drejtueses së grevës, Mervan Bargusi, disa pjesëmarrës të tjerë me zyrtarët e burgjeve. Takimet mes tyre kanë zgjatur mbi 20 orë.
Nga ana tjetër Administrata e burgjeve të Izraelit ka thënë se të burgosurit i kanë dhënë fund grevës së tyre 40 ditore.

Ndërkohë palët nuk kanë dhënë detaje mbi marrëveshjen në fjalë.
Mbi 1.500 të burgosur palestinezë të cilët ndodhen në burgjet izraelite, kanë nisur një grevë urie më 17 prill, për shkak të veprimeve sipas qejfit të autoriteteve dhe për përmirësimin e kushteve në burgje.

Share Button