Taylor Swift dhuron 50. 000 $ për fëmijën e sëmurë me kancer

Taylor Swift ka treguar edhe njëhërë se sa bujare mund të jetë duke ndihmuar njerëzit në nevojë.

Kësaj radhe ajo ka dhuruar 50,000 dollarë për një foshnje 13 muajshe e cila është diagnostikuar me kancer.

Fëmija quhet Ayden, dhe është nipi i Toshi Davidson, një ish-balerin i këngëtares që e ka shoqëruar Taylor Swift në koncerte.

Ayden ka qenë në kujdes intensiv për gati dy javë duke u trajtuar nga kanceri dhe faqja “GoFundMe” ka arritur që të mbledhë një fond prej 22,000 dollarësh për trajtimin e vogëlushit.

Sidoqoftë, Swift ka dhuruar një shumë dyfish më të madhe se sa ajo që është mbledhur deri më tani.

Davidson ka shkruar në rrjetet sociale se ai dhe familja e tij nuk e falenderojnë dot mjaftueshëm këngëtaren për bujarinë e saj.

Share Button