Tanzani, humbin jetën 34 fëmijë në aksident rrugor

Në Tanzani humbin jetën të paktën 34 fëmijë si pasojë e një aksidenti rrugor, pasi shoferi i autobusit që transportonte nxënësit e një shkolle fillore ka humbur kontrollin e drejtimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Një prej zyrtarëve të policisë së Tanzanisë, Charles Mkumbo, ka konfirmuar se nga ky aksident rrugor kanë humbur jetën të paktën 34 fëmijë.

Pasi ka vënë në dukje se nxënësit po udhëtonin për të marrë pjesë në një provim, Karatu ka theksuar se në aksidentin e ndodhur në rajonin Karatu janë plagosur të paktën edhe 4 persona të tjerë.

Share Button