Takimi Rama-Grasso,vlerësohet bashkëpunimi dypalësh

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim, Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Pietro Grasso, me të cilin pati një bisedë mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimet në rajon. Presidenti Grasso u shpreh se edhe kjo vizitë rikonfirmon lidhjet miqësore mes dy vendeve dhe vëmendjen e veçantë që Italia u jep marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe theksoi angazhimin e Italisë në mbështetje të aspiratës integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Presidenti Grasso vlerësoi si shumë frytdhënëse tërheqjen e sipërmarrjes italiane në Shqipëri, kontaktet e drejtpërdrejta, periodike, që Kryeministri Rama ka vendosur me komunitetin e biznesit italian. Në takim u nda besimi reciprok se integrimi i plotë i Ballkanit në BE përbën garanci për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Share Button