Tajlandë, 23 të vdekur nga përmbytjet

Gjatë përmbytjeve në pjesën veriore dhe lindore të Tajlandës kanë humbur jetën së paku 23 persona, dy të tjerë llogariten të zhdukur, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë mbi 250 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme e Tajlandës bëri të ditur se dhjetë krahina janë përmbytur për shkak të shirave të fuqishëm, ku si pasojë janë prekur 721.500 njerëz.

Kryetari i Odës Tregtare të Tajlandës për rajonin verilindor, Mongkol Tunsuëan, tha se pret që përmbytjet do t’i kushtojnë rajoninit së paku 10 milionë bahta (rreth 253 milionë euro).

Sipas të dhënave të MPB-së përmbytjet kanë prekur mbi 1.554 kilometra katror të fushës së orizit. Më e rëndë është situata në krahinën Sakon Nakhon, ku rreth 640 kilometra në lindje të Bangkokut, janë regjistruar nëntë raste të vdekjes. Shkollat dhe dyqanet në këtë krahinë edhe më tej mbeten të mbyllura.

Share Button