Tahiri: Të pavërteta shkrimet për Shqipërinë në mediat e huaja

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka hedhur poshtë lajmet e publikuara së fundmi në mediat e huaja për kthimin e Shqipërisë në bazë logjistike të grupeve terroriste.

“Akuzat nga mediat e huaja për trafiqe nga Shqipëria janë të pavërteta”, ka deklaruar Tahiri.

Këtë deklaratë ai e ka bërë për mediat në përfundim të analizës vjetore të policisë së Tiranës, ku ka vlerësuar se policia ka kapacitete për të bërë edhe më mire.

Ndërsa sa i takon plagosjes së gjyqtarit Artan Gjermeni, ministri i Brendshëm ka thënë se, institucionet përkatëse janë ato që duhet të ndërmarrin veprimet e duhura.

 

Share Button