Tahiri takon De Maiziere: Reduktohet numri i azilkërkuesve shqiptarë

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është takuar në Berlin me homologun e tij gjerman, Thomas de Maiziere.

Temë e bisedës mes homologëve, që takohen për herë të dytë në Berlin, veç 2 vizitave të ministrit gjerman në Tiranë, ishte edhe bashkëpunimi i frytshëm në fushën e migracionit.

Ministir i Brendshëm gjerman tha se shifrat e azilkërkuesve janë reduktuar falë bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve.

Ministri Tahiri tha pas takimit se prioritet mbetet krijimi i grupeve të përbashkëta hetimore në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si një ndër prioritetet kyç në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

Share Button