Tahiri: Serbia do ta njohë Kosovën

“Kosova do të jetë anëtare e OKB-së, ndërsa Serbia e izoluar nga Perëndimi”. Kështu deklaroi ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri, duke reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, se Serbia do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Tahiri theksoi se përderisa Kosova dhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë zgjedhur qartë drejtimin properëndimor dhe integrimet euroatlantike, Serbia ka mbetur në udhëkryq mes Perëndimit dhe Rusisë.

Këto dilema diplomatike të Serbisë, siç u shpreh ajo, do ta lënë Serbinë të izoluar nga Perëndimi.

 

Share Button