Tahiri: Është rritur besimi i qytetarëve tek policia

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, doli para mediave ditën e martë për të bërë bilancin e Policisë së Shtetit gjatë vitit 2015, të cilin e konsideroi si të suksesshëm, me shifra pozitive të luftës ndaj paligjshmërisë dhe kriminalitetit”.

Tahiri vuri theksin në krijimin e një baze solide të besimit të ndërsjelltë mes qytetarit dhe Policisë së Shtetit.

Më tej, ministri nënvizoi se Policia e Shtetit duhet të jetë model i respektimit të ligjit në detyrë dhe jashtë detyrës.

Ndër të tjera Tahiri vuri në dukje se gjatë vitit të kaluar janë evidentuar 54 vrasje, numri më i ulët në krahasim me çdo vit në këto 25 vitet e fundit.

 

Share Button