Svetlana Alexievich fiton Nobelin për Letërsi

Bjellorusja Svetlana Alexievich ka fituar çmimin Nobel 2015 për letërsinë.

Alexievich, gazetare investigative bjelloruse ka qenë një ndër autoret më të kuotuara në qendrat e basteve si fituese e çmimit “Nobel 2015”.

Autore e dy librave, ajo përshkruan jetën dhe luftën në ish-Bashkimin Sovjetik dhe periudhën postsovjetike.

“Gazetare dhe shkrimtare, ajo nderohet me këtë çmim për veprën e saj polifonike, një monument për vuajtjet dhe kurajot e epokës sonë”, thuhet në vlerësimin e jurisë.

Veprat e saj të përkthyera më të njohura janë “Voices from Chernobyl” dhe “Boys in Zink”. Ajo është një nga kritiket më të njohura të qeverisë së vendit të saj.

Kandidat për çmimin prestigjoz ishte edhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare

Alexievich është femra e 14 që merr cmimin e Nobelit per letërsi, që prej vitit 1901, ku janë shpërndarë për herë të parë.

Femra e fundit që mori këtë çmim ka qënë kanadezja Alice Munro, në vitin 2013.

 

 

Share Button