Suu Kyi: Nevojitet kohë për zgjidhjen e problemit të Arakanit

Ministrja e Jashtme e Mianmarit dhe Ministrja e Presidencës Aung San Suu Kyi ka thënë se nevojitet kohë për zgjidhjen e problemit të Arakanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarët, Suu Kyi ka thënë se qeveria e cila filloi punën para një viti e gjysmë është duke punuar për mbrojtjen e jetës së muslimanëve të Arakanit.

“Megjithatë, është e paarsyeshme që të pritet nga ne që brenda 18 muajve të zgjidhim çdo gjë”, ka shtuar ajo.

Suu Kyi më tej është shprehur se janë duke pritur me padurim të zbatojnë rekomandimet e Komisionit Këshillimor të Arakanit të kryesuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Kofi Anan.

“Ne po punojmë aq sa mundemi që të përparojmë shpejt në sferën e zhvillimit, sepse një nga problemet tona më të mëdha është pamjaftueshmëria e resurseve”, ka thënë Suu Kyi.

Share Button