Surprizat e motit për fundjavën, ja çfarë ndodh

Fundjava sipas parashikimeve nuk do te jete aq e mire per plazh. Meteoalb parashikon se e shtuna paraqitet me kthjellime dhe vranesira te shpeshta, me te dukshme gjate mesdites.

Pasditja sjell shtim te vranesirave ne territor duke gjeneruar kryesisht gjate mbremjes dhe oreve te para te nates, shira te perkohshem të cilat do te jene edhe rrebeshe afatshkurtra.

E diela, vijon ne te njejtat kushte te motit deri ne mesdite kur pritet qe ne pjesen me te madhe te vendit te rikthehet moti kryesisht i kthjellet.

Temperaturat e ajrit do të pesojne mengjesin e se shtunes, nje renie me 2 – 3 gradeC por nje renie me rreth 6 gradeC sjellin oret e mesdites.

E diela gjate mengjesit sjell 2 – 3 grade C renie por mesdita nuk pritet te sjelle ndryshime te ndjeshme. Ne rang territori pritet qe minimumi te ulet ne 12 – 13 gradeC ndersa maksimumi te ngjitet deri ne 33 grade C.

Share Button