Sulmet në zemër, mos i anashkaloni këto shenja

Sipas hulumtuesve në Insitutin Cedars-Sinai në Los Angjelos, mësohet se ekzistojnë disa shenja paralajmëruese, që njerëzit duhet t’i dinë rreth sulmeve në zemër dhe që nuk i vërejnë zakonisht.

Për t’i realizuar gjetjet e tyre, hulumtuesit studiuan rreth 1,000 njerëz të cilët kishin pësuar sulm kardiak. Ata gjetën se rreth gjysma e pacientëve kishin përjetuar dhimbje në gjoks ose shkurtim të frymëmarrjes muaj para se të pësonin sulm në zemër.

Dhimbja në gjoks ishte më e zakonshme tek meshkujt, përderisa tek femrat më ezakonshme ishte shkurtimi i frymëmarrjes, apo frymëmarrjet e shkurtra. Simptoma të tjera përfshinin rënie të fikët dhe dridhje të zemrës.

Nëse i keni këto simptoma, duhet që të shkoni në një kontroll tek mjeku, për ta parandaluar sulmin në zemër.

Share Button