Sulmet në Damask, vriten 17 civilë

Numri i personave të vdekur në sulmin ajror në rajonin Hamuriye të Gutës Lindore, në kryeqytetin e Sirisë, Damask, është rritur në 17, ndërsa janë plagosur 50 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga ekipet e mbrojtjes civile, mësohet se është rritur në 17 numri i persona që kanë humbur jetën në sulmin ajror i ndërmarrë nga forcat e regjimit në rajonin e Gutës Lindore. Konfirmohet se janë plagosur të paktën 50 persona mes të cilëve ndodhen edhe anëtarë të mbrojtjes civile.

Ndër të tjera bëhet e ditur se në mesin e të plagosurve ka gra dhe fëmijë, të cilët janë dërguar nëpër spitalet e improvizuara të çadrave në rajon.

Njësitë e Bashar Al Asadit, që prej një jave janë duke sulmuar intensivisht nga ajri dhe toka lagjet Xhobar dhe Kabun si dhe disa zona në Gutën Lindore.

Share Button