Sulm në Irak, të paktën 23 të vdekur

Si pasojë e një sulmi vetëvrasës në një sallon dasmash në krahinën Salah ad-Din në Irak kanë humbur jetën së paku 23 persona, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të forcave të sigurisë së Irakut, sulmi vetëvrasës është kryer në sallon dasmash në vendin Jeziret’ul Hajjaj në perëndim të qytetit Baiji që bën pjesë në krahinën Salah ad-Din.

Është konfirmuar se nga sulmi kanë humbur jetën së paku 23 persona ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Qyteti Baiji, që ndodhet 280 kilometra në veri të Bagdadit, në vitin 2015 është çliruar nga DEASH-i.

Ndryshe, në këtë qytet irakian gjendet rafineria më e madhe e naftës në vend.

Share Button