Sulm i armatosur në New York, raportohet për të plagosur

Në afërsi të Qendrës Tregtare Botërore në New York janë dëgjuar të shtëna dhe si pasojë ka të plagosur, ndërsa një person është arrestuar lidhur me rastin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departamenti Policor i New Yorkut njoftoi se policia ka kaluar në aksion pas dëgjimit të disa të shtënave në Manhattan dhe se një person është arrestuar në lidhje me incidentin.

Ndërkaq, mediumet amerikane raportojnë se një vozitës ka përplasur me automjetin e tij kalimtarët në pistën e biçikletave, kurse më pas ka hapur zjarr ndaj të paktën gjashtë personave, duke shkaktuar të plagosur.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar ambulanca dhe ekipe policore, ndërkohë që policia ka vendosur kordon të sigurisë.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për sulm terrorist.

Share Button