Sukth, e shtyp treni, vdes 70-vjeçarja

Një 70-vjeçare ka humbur jetën pasi është shtypur nga treni i pasagjerëve Elbasan-Tiranë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar tek “Mbikalimi i Fllakës.

70-vjeçarja ka ndërruar jetë menjëherë, teksa nuk është identifikuar ende.

Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share Button