Suedia dëbon 80 mijë refugjatë

Suedia ka njoftuar dëbimin e 80 mijë refugjatëve, pas refuzimit të azilit. Këtë fakt e ka njoftuar ministri i brendshëm, i cili tha se rreth 45% e 163 mijë azilantë nuk do të pranohen në këtë shtet.

Ndërkohë në Greqi, qeveria Cipras i është përgjigjur kritikave të Komisionit Europian për rolin e tyre në krizën e emigrantëve.

“Ne kemi marrë disa angazhime. Progresi për to ka qenë i dukshëm. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse BE do të respektojë zotimet kundrejt Greqisë dhe këtij problemi ndërkombëtar. Kriza e refugjatëve nuk është greke, por europiane dhe zgjidhja duhet të përfshijë të gjitha vendet e Unionit”.

Evropa është përballur me fluksin e madh të refugjatëve që pas Luftës së Dytë Botërore. Vetëm në Gjermani kanë mbërritur mbi 1 milion emigrantë.

Share Button