Suedi, përfshihet nga zjarri konvikti ku ishin vendosur 200 emigrantë

Në jug të Suedisë mbrëmë është djegur një konvikt në të cilin ishin vendosur 200 emigrantë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shefi i shërbimit të zjarrfikësve Joakim Karlsson për agjencinë suedeze të lajmeve TT deklaroi se mbrëmë vonë u përfshi nga zjarri objekti ku ishin të vendosur emigrantët në qytetin Vexjo.

Tre ekipe zjarrfikëse kanë qenë në terren, por ndërtesa plotësisht është djegur. Emigrantët me kohë janë evakuuar dhe nuk ka të pësuar në zjarrin.

Organet kompetente suedeze nisën hetim mbi shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa burimet lokale lajmërojnë se ekziston dyshimi për zjarrvënie.

Share Button