Suedi, arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në një xhami

olicia suedeze të martën ka arrestuar personin për të cilin dyshohet se është i përfshirë në shpërthimin e zjarrit, që shkatërroi xhaminë në perëndim të Suedisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga policia theksojnë se zjarrfikësit gjatë mbrëmjes kanë shuar zjarrin që shpërtheu të martën, rreth 160 kilometra në perëndim të Stokholmit. Bëhet e ditur se nga zjarri askush nuk është lënduar.

Jamal Lamhamdi, zëdhënësi i xhamisë, për mediat lokale tha se kjo është një ditë pikëlluese për muslimanët në Orebru dhe Suedinë.

Hetuesi Lars Bergman tha se i dyshuari, identiteti i të cilit nuk zbulohet, është arrestuar nën dyshimin se të martën herët në mëngjes i ka vënë zjarrin xhamisë. Bergman, refuzoi të komentojë motivet e mundshme për zjarrvënien.

Suedia përballet me rritjen e reagimeve antimigratore dhe rritjen e sulmeve ksenofobike që kur vitin e kaluar në këtë vend erdhën një numër i madh i azilantëve.

Në muajin janar të këtij viti zjarri shkaktoi dëm të madh në një xhami në Stokholm.

Share Button