Sudan, të gjitha shkollat e FETO-s i dorëzohen Fondacionit Maarif

Institucioni arsimor në provincën Nyala në Sudan, e lidhur me organizatën terroriste FETO, i është dhënë në menaxhim Fondacionit turk Maarif, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja për transferimin e institucioneve Fondacionit Maarif është nënshkruar dje në Hartum, ndërsa e firmosën drejtori i Fondacionit për rajonin e Sudanit, Omer Alcep, dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit të Sudanit, El-Hadi Abdurrahman Ekber Abdullah.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, Fondacionit Maarif i janë dorëzuar tre objekte, përfshirë edhe institucionin arsimor.

Qeveria e Sudanit në maj të këtij viti Fondacionit Maarif i dorëzoi pesë shkolla dhe dy internate, ndërsa institucionet më parë ndërlidheshin me organizatën terroriste FETO. Me marrjen e institucioneve arsimore në Nyal, Fondacioni Maarif mori të gjitha institucionet e FETO-s në Sudan.

Alcep në një deklaratë për AA tha se të gjitha institucionet e marra tani janë nën kontroll të Fondacionit, ndërsa në fokus të punës së tyre do të jetë cilësia e arsimit.

Share Button