Stuhia “Xavier”, viktima nga moti në Gjermani e Poloni

“Xavier”, një stuhi me erëra të fuqisë së një uragani, ka shkaktuar 9 të vdekur në Europën veriore, ka rrëzuar pemë e ka krijuar kaos të trafikut.

Shtatë prej viktimave u shënuan në Gjermani e dy në Poloni, ku me dhjetëra banesa kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të rënies së pemëve mbi linjat e tensionit të lartë.

“Berliner Zeitung” raportoi se në mesin e të vdekurve nga moti ekstrem është edhe gazetarja dhe ekspertja e çështjeve politike, Sylke Tempel, 54 vjeç. Trungjet e rrëzuar konsiderohen në pjesën më të madhe të rasteve shkaktaret e vdekjeve të shënuara deri më tani në veriun e kontinentit të vjetër.

Në Gjermani, erërat mbërritën shpejtësinë 115 km në orë. Probleme të mëdha pati në mënyrë të veçantë transporti hekurudhor me shumë orare trenash të anuluar e njerëz të bllokuar nëpër stacione.

Forca e erës ishte aq e madhe sa ka shkulur pemët nga rrënjët e ka lënë disa godina pa çati. Për shkak të stuhisë, një tren u evakuua në kufirin e Gjermanisë dhe Holandën dhe 400 udhëtarët në bordin e tij u dërguan në palestrën e një gjimnazi të zonës. Ekspertët thonë se stuhia tani po lëviz drejt Rusisë.

Share Button