Studimi: Edhe sasia më e vogël e alkoolit dëmton zemrën

Një studim shkencor i Universitetit të Harvardit ka provuar si të gabuara studimet e mëhershme sipas të cilave, konsumimi i një pjese të vogël të alkoolit është shërim për zemrën.

Kështu, e vërteta shkencore që shkencëtarët e provuan tek 4.400 persona të moshuar, vërteton se:
1. Konsumimi mesatar i alkoolit dëmton zemrën dhe ndikon negativisht në të gjitha gjymtyrët e trupit, dhe
2. Alkooli në asnjë rast nuk mund të konsiderohet shërues.

Studimi që universiteti i Harvardit bëri këtë vit në qershor, ka zbuluar se konstatimet e studimeve të mëhershme se ‘konsumimi me masë i alkoolit forcon zemrën’ janë të gabuara.

Në të vërtetë, studimi ka dëshmuar se qëndron pikërisht e kundërta, alkooli dëmton zemrën, madje edhe nëse konsumohet në sasi të vogla dhe se ai, në asnjë rast apo rrethanë, nuk mund të trajtohet si shërues (medikament) për zemrën.

Alkooli shkakton çrregullime në ritmin e punës së zemrës, sikur që mund të jetë shkaktar serioz për sulmin në zemër, sidomos tek të moshuarit.

Share Button