Studimi: Ateistët janë më pak tolerantë sesa besimtarët

Studiuesit në Universitetin Katolik të Louvain në Belgjikë kanë konkluduar se njerëzit që besojnë në Zot “duken më mirë në mënyrën e të perceptuarit dhe në integrimin përballë perspektiva të ndryshme”.

Sipas studimit të tyre, besimtarët janë më tolerantë ndaj pikëpamjeve të ndryshme sesa ateistët.

Në studimin ku u anketuan 788 njerëz, nga kombësi të ndryshme si: Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Spanja, u arrit në përfundimin se ateistët dhe agnostikët mendojnë për veten e tyre se janë më mendjehapur e tolerant sesa ata me besim, por në fakt gjatë përgjigjeve të tyre ka rezultuar se ata janë  më pak tolerantë ndaj mendimeve dhe ideve të ndryshme.

Filip Uzareviç, njëri prej autorëve të këtij studimi, tha se mesazhi i kësaj nisme ishte për të treguar se “mendimi dritëshkurtër” nuk gjendet domosdoshmërisht vetëm midis feve. Në studimin tonë, marrëdhënia midis fesë dhe mendimit dritëshkurtër, ose jolargpamës, varet nga aspekti specifik i kësaj të fundit”.

Sipas tij, “Deri diku çuditërisht, kur erdhi puna për të vënë në dukje prirjen integruese të pikëpamjeve që ishin divergjente dhe në kundërshtim me perspektivat e veta, ishin pikërisht fetarët ata që treguan më shumë tolerancë e hapësira mirëkuptimi”.

Studimi i Dr. Uzareviq, i quajtur “Ateistë jo-demokratikë?”, thotë se “mosbesimi është bërë normativ” në disa vende perëndimore.

Ai inspektoi tre aspekte të ngurtësisë mendore në 445 ateistë dhe agnostikë, 255 të krishterë, dhe një grup prej 37 budistësh, muslimanësh dhe hebrenjsh.

Studimi pohon se jobesimtarët ishin më pak të matur se besimtarët në “dogmatizmin vetjak “, por reflektonin nivele shumë të larta në “intolerancën ndaj tjetrit”.

Dr. Uzareviq theskoi se: “Ideja për një studim të tillë filloi duke vërejtur fjalimet publike në të cilat pavarësisht nga grupet konservatore fetare dhe grupet liberale laike, që tregonin armiqësi të fortë ndaj anës ideologjike të kundërt, në fund të fundit, etiketonin si “mendjengushtë” në përgjithësi paraardhësit e tyre.

 

Burimi: independent.co.uk

Perkthimi nga anglishta: Radio Kontakt

 

 

 

Share Button