Studimet konfirmojnë se qëndrimi është më i rëndësishëm se niveli i inteligjencës

Kur vjen puna te suksesi, gjëja më e thjeshtë për t’u menduar është se njerëzit që janë bekuar me një mendje inteligjente e kanë të garantuar rrugën e lavdishme. Por kërkimet e reja nga Stanford University mund t’ju bëjnë të ndryshoni mendim.

Psikologja Carol Dweck ia ka dedikuar të gjithë karrierën e saj studimit të sjelljes dhe performancës. Gjetjet e saj të fundit tregojnë se sjellja jonë është një parashikuese shumë më e mirë e suksesit se IQ. Dwec argumenton se bërthama e sjelljes njerëzore ndahet në dy kategori: në mendësi fikse dhe në mendësi të zgjeruar.

Duke patur një mendësi fikse, ju mendoni se jeni ai që jeni dhe nuk mund të ndryshoni. Kjo krijon probleme pasi kur përballeni me konkurencën mund të ndiheni të pashpresë dhe të tronditur.

Personat me një botëkuptim të zgjeruar besojnë se mund të përmirësojnë vazhdimisht aftësitë e tyre. Edhe ata persona që kanë një nivel inteligjence të ulët, por që kanë një mendësi të zgjeruar do t’i mundin gjithmonë ata me mendësi të mbyllur sepse kërkojnë në vazhdimësi të ballafaqohen me sfidat duke i parë si mundësi për të mësuar diçka të re.

Zakonisht të paturit të disa aftësive, si për shembull të qenurit të zgjuar, rrit vetëbesimin. Kjo është e vërtetë, por vetëm në një aspekt. Faktori vendimtar në jetë është mënyra se si ju i menaxhoni sfidat dhe si i tejkaloni pengesat. Në këtë rast, personat që kanë një botëkuptim të hapur i mirëpresin pengesat në jetë, pasi dinë me saktësi edhe mënyrën se si t’i tejkalojnë.

Sipas psikologes Dweck, suksesi në jetë varet plotësisht nga mënyra se si e menaxhoni dështimin. “Dështimi është informacion. Ne e quajmë dështim, por është më mirë të thuhet ‘Nuk funksionoi, por unë mund ta zgjidh problemin ndaj do të provoj diçka tjetër’”.

Share Button