Studim – Mishi i shpendëve mund të shkaktojë infeksione urinare

Mishi i pulës apo i shpendëve të tjera mund të jenë një ndër shkaqet kryesore që shkaktojnë infeksione urinare, të njohur si sëmundja UTI.

Një studim nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley dhe qendrat e ShBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka arritur të analizojë disa mostra të mishit dhe të pacientëve me UTI. Pas kësaj kanë zbuluar se shumica e baktereve që shkaktojnë infeksione urinare gjendet te mishi i shpendëve.

Interesi i tyre për këtë studim u nxit nga një hulumtim i mëparshëm i Berkeley për një sugjerim në lidhje me disa raste të baktereve E.Coli që jetojnë në zorrët e njerëzve dhe kafshëve.

Shumica e tyre janë të padëshme por disa lloje të E.Coli shkaktojnë infeksione, të cilat nëse nuk kurohen mund të sjellin dëmtim të veshkave ose vdekjen.

“Kur krahasuam shenjat e gishtave të shprendëve me E.Coli dhe rastet e njerëzve të prekur nga UTI, gjetëm një mbivendoje të genotipeve,” – tha autori i studimit, Dr. Lee Riley.

Një nga këshillat e studiuesve kishte të bënte me mënyrën e gatimit të shpendëve, të cilët nëse nuk janë të pjekur mirë mund të rrisin rreziqet për tu infektuar me bakterin E.Coli.

Share Button