Studim, mirënjohja dhe lëvdata kyçe për kënaqësinë e punonjësve në punë

Studimet e fundit të opinionit publik tregojnë se mirënjohja dhe lëvdata janë faktor kyç për kënaqësinë e punonjësve në punë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke analizuar raportin e fundit të studimit evropian të kushteve të punës (EWCS), Institutit Ekonomik Gjerman botoi një tekst ku thuhet se nivel më të lartë të kënaqësisë në punë gëzojnë punëtorët të cilët herë pas here marrin rritje të pagës, komplimente dhe ata që kanë mundësi të përparojnë në kolektivin e punës.

EWCS është një qendër profesionale që merret me studimin e kushteve të punës në BE për 27 vjet dhe në sondazhin e fundit të vitit 2015 janë anketuar rreth 44,000 punëtorë.

Më pak të kënaqur me punë ishin të anketuarit të cilët kishin ditë të gjatë pune, ishin nën presionin e afateve kohore dhe shpesh ishin ndërprerë në punë.

Më të lumtur në vendin e punës ishin punëtorët në Austri, ku 93 për qind e të anketuarve thanë se ishin të kënaqur në punë.

Në Gjermani, 88 për qind e punonjësve u deklaruan se ishin të kënaqur, që është diç më ulët nga mesatarja evropiane.

Share Button