Studim: Gjumi jo i rregullt shkakton kancer

Mungesa ose çrregullimet e gjumit kanë sjellë pa mëdyshje kancer tek minjtë. Kështu thuhet në një studim të publikur në Current Biology.
Studimi ka ngritur shqetësimin se problemet me gjumin mund të sjellin kancer edhe tek njeriu.

Shkencëtarët thonë se gratë, që kanë një rrezik familjar për kancer gjiri, nuk duhet të ekspozohen ndaj orareve të gjata të punës apo ndaj turneve të vona.

Por edhe njerëzit e tjerë mund të jenë të rrezikuar.

Sipas BBC, do duhen edhe të tjera testime për të arritur në një përfundim më të qartë.

Po ashtu studimi tregoi se kafshët që kanë probleme me gjumin peshojnë 20 përqind më shumë, edhe pse hanë të njëjtën sasi ushqimi.

Share Button