Studentët e Universitetit të Sarajevës, kohë të lirë për xhuma dhe rite të tjera fetare

Senati i Universitetit të Sarajevës në mbledhjen e sotme ka miratuar iniciativën e Parlamentit studentor (PSUS) për mosmbajtjen e ligjëratave dhe afateve të provimeve në fakultetet e Universitetit të Sarajevës të premteve për shkak të faljes së namazit të xhumasë. Me rastin e planifikimit të vitit akademik do të merren parasysh edhe terminet e lutjeve qendrore javore të pjesëtarëve të besimit katolik dhe ortodoks, si dhe të komuniteteve tjera fetare.

Senati i Univerzitetit të Sarajevës me iniciativën e Parlamentit studentor, unanimisht ka nxjerrë përfundimin lidhur me respektimin e të drejtave të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve fetare.

Me këtë përfundim i rekomandohet njësive organizative të Universitetit të Sarajevës, që gjatë përgatitjes së kalendarit akademik, dhe dokumenteve tjera që rregullojnë planin dhe programin, aktivitetet, zhvillimin e ligjëratave dhe provimeve, e duke respektuar të drejtën e studentëve dhe stafit mësimdhënës të besimit islam që studiojnë, punojnë dhe veprojnë pranë Universitetit të Sarajevës.

Jo vetem kaq por dhe të ngjarjeve tjera publike që përfshijnë grupe të gjera të studentëve, e që paraqesin pjesë fakultative apo obligative të punës akademike, trajnimit dhe arsimimit, të kenë kujdes të mos i caktojnë obligimet akademike të premteve dhe atë: prej orës 11:45 deri 13:00 në periudhën kohore të llogaritjes dimërore të kohës, përkatësisht prej orës 12:45 deri 14:00 në periudhën kohore të llogaritjes verore të kohës.

Share Button