Studentët e huaj ‘braktisin’ universitet amerikane

Kërkesat e studimit nga të huajt në shumë universitete amerikane kanë rënë dhe pedagogët fajësojnë perceptimin e krijuar se Shtetet e Bashkuara nuk i mirëpresin më vizitorët e huaj. Një lëvizje e fundit për të kufizuar studentët nga jashtë shtetit të Kalifornisë nga sistemi universitar me të njëjtin emër, i ka shtuar shqetësimet. Megjitatë, specialistët ndërkombëtarë të arsimit që janë mbledhur për një takim në Los Angeles thonë se Shtetet e Bashkuara mbeten destinacioni më i preferuar për studentët nga bota.

Universiteti i Kalifornisë po e kufizon pranimin e studentëve nga jashtë Kalifornisë, përfshirë ata të huaj, që të krijojë më shumë mundësi për ata brenda shtetit.

Por studentët ndërkombëtarë zakonisht paguajnë më shumë për studimet, prandaj nuk ka shumë gjasa që kjo lëvizje të fillojë një prirje për universitetet publike në shtetet e tjera.

“Në fakt mendoj se do të jetë e kundërta, sepse ndërsa fondet nga shteti për arsimin e lartë vazhdojnë të tkurren dhe kjo është vetëm për sektorin publik, shumë shtete po i lejojnë universitetet e tyre të gjejnë mënyra të tjera për të rekrutuar student”.

Një shqetësim tjetër për studentët ndërkombëtarë: Urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump për ndalimin e udhëtimit nga gjashtë vende me shumicë myslimane. Zbatimi i tij është bllokuar deri tani, por ekspertët e arsimit thonë se studentët po e ndjekin me vemendje gjendjen.

Ja ç’thotë një këshilltar universiteti që erdhi në Amerikë si student nga Sudani.

“Ky vend mbështetet tek përfshirja dhe larmia. Ky është sekreti i Amerikës”.

Këta specialistë të arsimit, bien dakord se universitetet publike duhet t’u shërbejnë studentëve amerikanë por thonë se studentët ndërkombëtarë i pasurojnë institucionet e tyre dhe çështja është vetëm të gjendet balanca e duhur./voa

Share Button