Statusi, Rama sot në Hagë

Pas vizitës në Gjermani kryeministri Edi Rama udhëton sot për në Holandë, një tjetër shtet që nuk e votoi Shqipërinë në Dhjetor për të lobuar pro statusit kandidat në BE.

Lajmin e ka bere te ditur vete kryeministri Rama nepermjet nje postimi ne facebook ku thekson se do te jete nje dite e ngjeshur takimesh qe do te mbyllet me ligjeraten publike mbi Europen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

“Në Hagë për një ditë të ngjeshur takimesh nesër që mbyllet me ligjëratën publike mbi Europën ne Hague Institute for Global Justice ora 16.00”-shkruan Rama ne facebook.

Pas vizitës në Gjermani, Holanda është vendi i dytë skeptik, ku do të bëhet lobimi pro dhënies së statusit, gjatë takimit që kryeministri Rama do të zhvillojë me homologun holandez.

 

Share Button