“Star Wars”, rekord të shitjes së biletave

“Star Wars, Rizgjimi i Forcës”, do të shfaqet premierë në Los Angeles më 18 dhjetor, por deri më tani janë prenotuar 100 milionë dollarë bileta, shifër që pritet të shkojë deri në 120 milionë deri në shfaqjen e premierës.

Entuziazmi në Los Angeles është i madh, dhe radhë të gjata njerëzish janë parë në dyert e kinemave.

Megjithatë, filmi është dhënë më herët se e premtja në tre kinema, ku të ftuar ishin plot 4 mijë persona. As vetë kinematë e Hollivudit nuk kishin kaq hapësirë sa të mbanin kaq shumë njerëz.

Kasti mbërriti në Los Angeles me një avion të dekoruar si C- 1P8. Një festë mes fotosh me Harrison Ford, Lupita Nyong’o e shumë e shumë të tjerë.

“Kam që në 5 dhjetor që pres në radhë, ka qënë një pritje e gjatë por që ia vlen”, thotë një fans i çmendur pas sagës.

“Ajo që më entuziazmon më shumë është prania e gardës së vjetër, Harrison Ford, Carrie Fisher, Mark Hamill etj, është një rikthim i madh”, thotë një tjetër.

 

Share Button