Stambolli shpallet kryeqyeti i rinisë islame për vitin 2015

Stambolli  është emëruar si kryeqytet të rinisë muslimane për vitin 2015  nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC). “Mbajtja e edicionit të parë në Stamboll do të përcaktojë  edhe  një shembull të mirë për rreth gjysmë miliardi të rinj muslimanë – shembull i solidaritetit islam dhe vëllazërisë, por edhe modernitetit, dialogut ndër-kulturor dhe të dinamizmit rinorë”, tha  ambasadori, Elshad Iskandarov, në një deklaratë për shtyp, për Konferencën Islamike të Forumi Rinor për Dialog dhe Bashkëpunim (ICYF-DC). Titulluar “Takimi i Rinisë në Kryeqytetin e Tyre,” program i këtij viti ka për qëllim të nxjerrë në pah kulturën e përbashkët dhe trashëgiminë e Botës Muslimane. E bashkë-organizuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OKI) dhe Ministriat Turke e Rinisë dhe Sporteve, ngjarja do të trajtojë metodat e luftimit të Islamofobisë dhe zgjidhjen e konflikteve. Rreth 200 të ftuar nga 60 vende pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje që do të përfshijë konferenca, turne sportive dhe një festival të modës. Takimi do të mbahet ndërmjet muajit Maj 2015 dhe Maj 2016, programi do të përfshijë gjithashtu një sërë ekspozitash, punëtori për Artin Islam dhe një kamp për 100 të rinj muslimanë nga vende të tjera dhe nga Turqia në Gökçeada Island në Detin Egje.

Share Button