Stambolli ka mirëpritur këtë vit 7 milionë turistë të huaj

Numri i turistëve të huaj të cilët kanë vizituar qytetin turk Stambollin në tetë muajt e parë të këtij viti është më i latrtë për 10.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke për Kulturë dhe Turizëm the se shifrat zyrtare flasin se deri në këtë periudhë të vitit, Stambollin e kanë vizituar 6.95 milionë turistë të huaj.

Gjatë muajit gusht është regjistruar një rritje prej 37.3 për qind të turistëve të huaj që kanë vizituar Stambollin në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i të cilëve ka shkuar në 1.24 milionë.

Shumica e turistëve që erdhën në Stamboll ishin gjermanë (656.428 persona), pasuar nga Irani (526.084 persona) dhe Arabia Saudite (413.273).

Numri i vizitorëve nga vendet arabe është rritur për 36.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke kapur shifrat prej 1.78 milionë.

Totali i turistëve të huaj në vitin 2016 ishte 9.2 milionë, në vitin 2015 numri i turistëve ishte 12.4 milionë, në vitin 2014 ishte 11.8 millionë ndërsa në vitin 2013 ishte 10.4 milionë.

Share Button