Stamboll, urë e re ekologjike për këmbësorë që lidh dy parqe

Deri në fund të muajit qershor pritet të përfundojë “Ura Ekologjike për Këmbësorë” në Stamboll, e cila do të lidh Parkun Gezi në lagjen Taksim me Parkun Maçka në Harbije dhe e cila do të kalojë mbi bulevard, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Kryebashkia e Stambollit, përmes urës për këmbësorë do të mundësohet një tërësi ekologjike, kurse në aspektin hapësinor, do të lidhen pjesët e dy parqeve.

Po ashtu, Sheshi Taksim do të lidhet me rajonin Harbije përmes Parkut Gezi.

Ura Ekologjike për Këmbësorë në Parkun Gezi do të jetë e gjatë 32 metra dhe e gjerë 9,6 metra mbi bulevardin Asker Ocağı. Ura do të ketë shumëllojshmëri bimësh dhe do të jetë e shtruar me bar.

Projektin e Urës Ekologjike për Këmbësorë e ka realizuar Drejtoria Turke e Projekteve Infrastrukturore, kurse për ndërtimin e saj kujdeset Drejtoria e Çështjeve Ndërtimore.

Share Button