Stamboll, monumentet historike ndriçohen me ngjyrën vjollcë

Në kuadër të aktiviteteve “Koha e ngjyrës vjollcë në Stamboll” veprat historike si Kulla e Gallatës, Kulla e Zjarrit Bejazit, Çezmeja Tophane dhe Çezmeja Ahmet III që janë simboli i Stambollit janë veshur me ngjyrën vjollcë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Kryebashkia e Stambollit aktiviteti i nisur ditën e djeshme do të zgjasë deri më 26 maj duke ndriçuar veprat historike më të përzgjedhura të qytetit me ngjyrën vjollcë.

Në deklaratën ku vihet në dukje se për ndriçimin janë përdorur projektorë të përmasave të ndryshëm LED thuhet se Bashkia e madhe e Stambollit vazhdon të ndriçojë me ngjyra ambientet dhe veprat historike të Stambollit për ditë të veçanta si për ditën e Autizmit, ditën e diabetikëve, ditët kundër dhunës ndaj gruas.

Ndërsa bëhet e ditur se ndriçimet e veprave historike të Stambollit janë realizuar nga drejtoria e menazhimit të energjisë dhe ndriçimit të Kryebashkisë së Stambollit.

Share Button