Spitalet turke trajtojnë të evakuuarit nga Alepo

Numri i refugjatëve nga qyteti i Aleos që po trajtohen në spitalet e Turqisë është rritur në 148.
Të plagosurit, ata që janë në gjendje kritike në veçanti, janë transportuar në spitalet në provincën jugore turke Hatay.

Në mesin e tyre 58 janë fëmijë, tha drejtoria në njoftimin, duke shtuar se 13 janë liruar pas trajtimit.

Në bazë të marrëveshjes për armëpushim të siguruar javën e kaluar nga Turqia dhe Rusia, civilët e bllokuar në Alepon lindor janë lejuar të shkojnë në qytetin e kontrolluar të opozitës siriane në Idlib.

Gjithsej 20.000 persona deri tani janë evakuar nga Alepo lindor, njoftoi të hënën ministri turk i Punëve të Jashtme.

Të plagosurit u lejuan në Turqi përmes kalimit të kufirit Cilvegozu dhe më shumë të plagosur priten. Ambulancat dhe ekipet mjekësore janë të stacionuar në kufi për të ndihmuar të plagosurit.

AA

Share Button