Spinaqi, mbrojtës i shëndetit tuaj

Spinaqi është perime e gjelbër e mrekullueshme që i takon grupit të ushqimeve me përbërje të shkëlqyeshme ushqyese.

Është burim i pasur i antioksidanteve dhe ka veçori të shkëlqyeshme antikancerogjene.

1. Spinaqi është në dispozicion gjatë tërë vitit, veçanërisht gjatë dimrit. Mund të përgatitni si sallatë, paragjellë, por edhe ushqim kryesor. Spinaqi fsheh shumë përparësi shëndetësore, ndërsa ne ju sjellim më të rëndësishmet.

2. Spinaqi është burim i pasur me fitonutrientë të cilët përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nga krijimi i shumë sëmundjeve. Ka vlerë të ulët kalorike dhe përqindje të ulët të yndyrave (100 g spinaq të freskët përmban vetëm 23 kalori).

3. Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme prandaj është një nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe rregullimit të nivelit të kolesterinës.

4. 100 g spinaq i freskët përmban rreth 25 për qind të vlerës së përgjithshme të rekomanduar ditore të hekurit. Spinaqi është një nga burimet më të mira të hekurit, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

5. Spinaqi i freskët është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave antioksidative A dhe C, luteinës dhe beta karotenit. Kur këto kompozime bashkohen krijojnë mbrojtje të shkëlqyer nga krijimi i shumë sëmundjeve. Reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në trup dhe luajnë rol të rëndësishëm në riparimin e dëmit të shkaktuar nga veprimi i radikaleve të lira.

6. Spinaqi është i shkëlqyer për shëndetin e syve. Mbron nga sëmundjet e syve të shkaktuara nga plakja, siç është degjenerimi makular.

7. Vitamina A do të ruajë shëndetin e lëkurës dhe syve. Konsumi i ushqimeve të freskëta të cilat janë të pasura me vitaminën A do të mbrojnë trupin nga krijimi i kancerit të zgavrës së gojës dhe mushkërive.

8. Spinaqi përmban vitaminën K. Vetëm 100 g spinaq i freskët ofron madje 402 ug të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës K. Vitamina K do të forcojë eshtrat tuaja, ndërsa shkencëtarët kanë konstatuar që mund të luajë rol kyç në reduktimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit.

9. Kjo perime me gjethe të gjelbra është burim i shkëlqyeshëm i kompleksit të vitaminave B, siç është vitamina B6, tiamina (B1), riboflavina, acidi folik dhe niacina. Acidi folik mund të parandalojë krijimin e çrregullimeve të lindura tek bebet.

10. Vetëm 100 gram spinaq të freskët do të ofrojë rreth 47 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Vitamina C është antioksidant i fuqishëm i cili ndihmon trupin ta forcojë imunitetin dhe parandalojë krijimin e sëmundjeve të ndryshme.

11. Spinaqi është i pasur me minerale si kaliumi, magnezi, mangani, zinku dhe bakri. Kaliumi është i rëndësishëm për furnizimin e qelizave me ujë, rregullon punën e zemrës dhe tensionin e gjakut, mangani dhe bakri janë për përmirësimin e veprimit të antioksidantëve. Bakri është i nevojshëm për trupin për të prodhuar rruazat e kuqe të gjakut. Zinku është i nevojshëm për rritje dhe zhvillim, prodhimin e spermës kualitative dhe përmirësimin e tretjes.

12. Spinaqi është burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3 të cilat përmirësojnë koncentrimin, shëndetin e sistemit kardiovaskular, mbrojnë nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe sulmi në zemër.

 

Share Button